Na ndiqni edhe në

Arkiv

Filma, seriale dhe dokumentarë/ Lista e faqeve ku mund t’i shikoni falas!

Filma, seriale dhe dokumentarë/ Lista e faqeve ku mund t’i shikoni
Në këto ditë të vështira për të gjithë botën, për shkak të përhapjes së koronavirusit, të gjithë janë të lutur të qëndrojnë në shtëpi. Për ta bërë më të këndshëm qëndrimin në shtëpi,  disa kompani në Itali, u janë përgjigjur Solidaritetit Digjital, një iniciativë e marrë nga Ministria e Inovacionit në Itali. Këto kompani ofrojnë transmetime falas, për një periudhë të caktuar, për të motivuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi. Ju mund të shikojnë filma falas, apo seriale televizive. Ja disa prej tyre:

Rai Play

Është një platformë e Rai-t, ku mund të ndiqni live atë që ju dëshironi. Përveç transmetimit të drejtpërdrejtë të programeve Rai, të gjitha programet televizive, filma apo serialet,  janë në dispozicion në katalogun RaiPlay. Pjesa më e madhe e përmbajtjes së transmetuar në TV hyn në arkiv, ndahet sipas zhanrit dhe është e disponueshme për t’u parë në çdo kohë. Vetëm disa prej programeve, që transmetohen në TV, përzgjidhen për të qenë të disponueshme vetëm 7 ditë pas transmetimit. Si të aksesoheni në Rai Play?

Përmes aplikacionit Rai Play, në faqen e internetit, rayplay.it. Nuk ka kosto, nga 10 marsi çdo kush mund të shohë pa pasur nevojë për regjistrim.

Infinity

Në Infinity, mund të shikoni programe live, përfshirë filmat dhe serialet televizive. Faqja gjendet lehtë në internet, në adresën infinitytv.it. Zakonisht kjo faqe të lejon të shikosh programet për një muaj falas. Më pas çdo kush mund të abonohet me një kosto prej 8 euro në muaj. Por nga 7 marsi për dy muaj, çdo kush mund të hyjë e të shikojë falas programet. Një kërkesë shtesë për këtë rast, është që duhet të vendosni të dhënat e kartës së kreditit. Por mos u trembni, kompania do t’ju tërheqë 0.01 Euro, vetëm për të bërë shërbimin aktiv.

Amazon Prime Video

Amazon Prime Video, përmban filma dhe seriale televizive. Ashtu si Netflix, Prime Video gjithashtu prodhon në mënyrë të pavarur filma dhe seri televizive. Por edhe prodhime të tjera, që nuk janë të kompanisë, mund të gjenden në platformë. Nëse doni të abonoheni, mund të klikoni në adresat, primevideo.com, aplikacionit Prime Video të disponueshëm për smart phohe. Amazon kushton 36 euro në muaj, por në këtë periudhë do të jetë falas deri në 31 mars 2020.

Open DDB

Open DDB, është portali i parë Evropian, që mbështet qarkullimin e veprave të pavarura, si filma, libra, muzikë, përmes shpërndarjes sipas kërkesës. Në të mund të shihni filma apo dokumentarë.  Mund t’i gjeni fare thjeshtë në faqen e internetit openddb.it, pa asnjë kosto.

Dplay Plus

Dplay Plus, është pjesë e platformës multimedia të DPlay, që grupon të gjitha kanalet e Dicovery Italia. Ka një faqe që është enkas për serialet televizive, Walter Presents, e disponueshme vetëm me abonimin Dplay Plus. Tashmë mund ta gjeni fare thjeshtë në internet, në adresën it.dplay.com, duke klikuar në butonin rozë./L.F-dritare.net