Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fëmijëria ka ndryshuar me vitet, ja si!

Fëmijëria ka ndryshuar me vitet, ja si!
Koha fluturon, dhe me kaq shumë zhvillime teknologjike, ne po avancojmë pothuajse në çdo aspekt të jetës. Fëmijëria 2 dekada më parë, ishte komplet ndryshe nga fëmijëria në ditët e sotme. Interneti ishte një gjë e huaj atëherë dhe asnjë nuk kishte smartfonë. Sot, një 5 vjeçar arrin ta përdor celularin shumë mirë dhe lidhja e tyre me teknologjinë është shumë më e ngushtë sesa lojërat popullore.

Dritare.net ju sjell disa aspekte se nga ndryshojnë fëmijët e sotëm, me fëmijët e viteve më përpara

Lojërat

Fëmijët e dy dekadave më parë adhuronin të luani në natyrë lojëra të ndryshme si kukafshehthi, me top, e shumë lojëra të tjera, ndërsa fëmijët e sotëm pëlqejnë video-lojërat në tablete dhe celularë, dhe janë shumë të varur prej tyre.

Dënimet

Nëse më parë fëmijët dënoheshin duke shkruar 10 herë një gjë, apo duke qëndruar në qetësi në qoshe të dhomës, sot atyre thjesht fikini WiFi-në dhe e keni dënuar.

Programet shkollore

Më parë prindërit ishin të ngazëllyer të shikonin se si shkonte me mësime fëmija i tyre dhe të shikonin nëse kishin marrë nota të mira, ndërsa sot mezi presin që fëmijët t’u tregojnë se çfarë akti heroik bënë në shkollë.

Ngatërresa

Nëse më parë fëmijët mërziteshin dhe acaroheshin se lodra e tyre  sis usta ngatërrohej, sot ata mërziten sepse kufjet e tyre ngatërrohen.

Komunikimi

Më parë fëmijët kishin një varg të gjatë gotash plastike të lidhura me një pe si formë komunikimi, dhe e peronin si telefon. Ndërsa sot ka qasje të reja, me mesazhe, lojëra online, e kështu me radhë./E.B-dritare.net