
Euro në pikiatë, kap nivelin më të ulët që nga 2009
Dritare.net

Euro më pas mbeti në nivelet e rreth 139-140 lekëve për një periudhë 5 vjeçare, teksa filloi rënien që në gjysmën e dytë të vitit 2016 (si rrjedhojë e shtimit të flukseve informale të valutës), duke zbritur aktualisht nën kuotën e 129 lekëve. Aktorët e tregut pohojnë se dy vitet e fundit janë shtuar flukset hyrëse të valutës nga burime formale (turizmi, investimet) dhe informale (paratë ilegale që po kanalizohen në ndërtim.
Një tjetër faktor që e ka nënçmuar më shumë euron dy muajt e fundit lidhet me politikën e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë, që synon uljen e përdorimit të euros, duke dekurajuar kursimet dhe kredinë në këtë monedhë. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë të publikuara sot bënë të ditur se vetëm në dy muajt shkurt dhe mars të këtij viti stoku i depozitave në valutë është reduktuar me rreth 80 milionë euro, që janë larguar nga bankat.
Gjatë ditës së sotme kanë rënë të gjitha monedhat. Dollari u nënçmua me 0.34 lekë në 106.2 lekë, pasi kishte disa ditë me rritje, ndonëse në bursa ai ishte sërish në forcim, duke treguar për një nivel relativisht të fortë të lekut. Ndërsa euro në bursat ndërkombëtar vijon të jetë e dobët, duke zbritur në 1.2 USD, një tjetër faktor që ka ndikuar në tendencën e tregut të brendshëm.
Ekspertët e këmbimit valutor pohojnë se në rënien e ditës së sotme ka ndikuar koha e mirë, që ka nxitur turistët, teksa një fluks i lartë i shtetasve nga Kosova kanë ardhur për plazh në fundjavë.
Aktorët e tregut pohojnë se euro pritet të vazhdojë të jetë e dobët edhe në muajt në vijim, si rrjedhojë e efekteve sezonale, që lidhen me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve që rrisin ofertën për valutë në tregun e brendshëm. /I.M-Monitor/

















