Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Isai realizon dëshirën e vjetër, së shpejti do të kemi dasmë!

Erion Isai realizon dëshirën e vjetër, së shpejti do të

Aktori i njohur Erion Isai, tashmë është larguar paksa nga skena, për shkak të angazhimit në postin e ri, si drejtues i  bashkinë e Kolonjës.

Tashmë ai është zhvendosur nga Tirana, në qytetin e tij të lindjes, së bashku me familjen e tij.

Në një intervistë televizive, Isai përpos detyrës së re, ka folur edhe për jetën e tij private. Prej 9 vitesh ai bashkëjeton me Ajlinën, bashkëshorten e tij, me të cilën ka një vajzë.

Por  pas kaq vitesh, të dy ata kanë shprehur dëshirën për të bërë dasmë.

"Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë”, tha Isai.

Ai gjithashtu rrëfeu se ka dëshirë ta zgjerojë familjen e tij të vogël dhe këtë herë dëshiron të ketë një djalë./L.F-dritare.net