Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erë e fuqishme në Tiranë/ Veliaj paralajmëron qytetarët: Mos dilni jashtë!

Erë e fuqishme në Tiranë/ Veliaj paralajmëron
Si pasojë e erës së fortë, në Tiranë janë rrëzuar shumë pemë. Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter ka paralajmëruar qytetarët e Tiranës. Ai  bën thirrje që qytetarët të reduktojnë lëvizjen jashtë deri sa të pushojë era.

“Mesazh paralajmërues!!! Banorë të Tiranës, KUJDES! Era e fortë që ka përfshirë kryeqytetin rrezikon rënien e degëve dhe pemëve në rrugë, Park e kudo tjetër! Ndaj ju lutemi bëni kujdes, duke shmangur ose reduktuar lëvizjet jashtë deri sa të pushojë era!"

"KUJDES ? erë e fortë në Tiranë, ju lutem ?evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vënde ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien. Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. ☎ Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari.??‍✈️?‍✈️”,- thuhet në mesazhin e Veliajt./K.C/dritare.net