
Erdogan i bindur: Shqipëria do të fitojë ndaj Francës
E Shtunë 16 Nëntor 2019, 15:03
Dritare.net

Turqia, ndodhet në vendin e dytë, me dy pikë më pak sesa Franca.
Ndeshja e fundit është me një kundërshtar të dobët, Andorrën dhe tri pikët janë thuajse të sigurta.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka përgëzuar lojtarët e kombëtares dhe i ka kërkuar atyre vendin e parë.
Por vendi i parë i Turqisë,, nuk varet më nga ta, por piëkrisht nga kombëtarja shqiptare që nesër luan kundër Francës.
Nëse Franca thyhet në Tiranë, Turqia kalon në vendin e parë.
Presidenti Erdogan është shprehur i bindur se kombëtarja jonë do të fitojë nesër.
Shqipëria do të jetë shumë e motivuar sepse luan në stadiumin e ri dhe jam i bindur se do të fitojnë" -ka thënë Erdogan./ I.M-Dritare.net

















