Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emri+Foto/ Nuk ka qeli që e mban, shqiptari arratiset për herë të dytë nga burgjet italiane

Emri+Foto/ Nuk ka qeli që e mban, shqiptari arratiset për herë
Një shtetas 34-vjeçar shqiptar që vuante dënimin për trafik droge është arratisur nga burgu i Trapanit në Siçili mesditën sotme.

I arratisuri është Lekë Luca, 34-vjeç, i cili u largua duke kapërcyer murin rrethues të burgut San Giuliano rreth orës 15:00 kur përfundonte orari i ajrimit.

Patrullat e policisë u vunë në lëvizje pasi kuptuan se Luca mungonte, por nuk e kanë gjetur duke dyshuar se 34-vjeçari është pritur jashtë burgut nga një makinë.

Kjo është e dyta herë që Luca arratiset nga ambientet e burgut, ndërkohë akti i tij është cilësuar si spektakolar dhe akrobatik.

34-vjeçari Luca në vitin 2017 ishte arratisur nga burgu i Civitavecchia bashkë me një shtetas tjetër./e.k-Drtiare.net