Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Elvana Gjata zbulon surprizën për të gjithë fansat e saj

Elvana Gjata zbulon surprizën për të gjithë fansat e saj
Në gusht do të mbahet festivali më i madh i muzikës në Kosovë, ai i Sunny Hill Festival.

Para një dite, Elvana Gjata përmes një postimi në Instagram, shkroi se ka një surprizë. Sot ajo e ka zbuluar dhe lajmi i mirë është se do të marrë pjesë në festival.

“Kështu, ju thashë që kisha një surprizë të vogël për ju. Jam shumë e lumtur tàju tregoj se unë do të performoj këtë vit në Sunny Hill Festival! Uroj t’ju shoh të gjithëve aty, për një natë të paharrueshme !!! Ne jemi shqiptarë!”, shkruan Elvana.

Festivali organizohet çdo vit nga këngëtarja e mirënjohur me famë botërore, Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.

Me datë 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë do të mblidhen këngëtarët më të mirë në botë, duke filluar që nga Miely Cyrus, Calvin Harris e deri te reperi i njohur shqiptaro-amerikan,  Gashi./E.B-dritare.net