Eksperiment në Dritare, ja cila është domatja e mirë!
Dritare.net
Hasan Stafa nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka treguar se si janë domatet që konsumojmë ccdo ditë në tryezat tona. Sipas tij por edhe sipas zëvendës ministrit të Bujqësisë Dhimo Kote, është ndërhyrë në farën e domates, duke bërë seleksionim gjenetik për ta përmirësuar. Si domatja, kastraveci apo dhe luleshtrydhja bëhen me stimulantë por sipas tyre brenda normave të BE-së.
(Xhunga tregon domaten e prerë me damarë e shenjë të bardhë)
Hasan Stafa: Ky është një prodhim me masë më të madhe.
Zëvendësministri Kote: Prodhim që është ndërhyrë në gjen, tek fara, bëhet nga seleksionimi gjenetik në të gjithë botën. Të gjitha farat përmirësohen për t’iu përshtatur tregut. Tek të gjitha farat ndërhyhet. Është shumë e mirë.
Rudina Xhunga: Kjo domate me këto të bardhat…
Zëvendësministri : Është pjesa me të cilën ushqehet domatja. Nuk janë këta tregues.
Prodhohen domate që janë rezistente. Në gjithë botën prodhohen fara për domate për eksport që i reziston transportit. Domatja që prodhohet në Shëngjergj, zemërkau nuk i reziston dot transportit. Është shumë e shijshme, lëkurën e ka të hollë por nuk i reziston transportit.
(Rudina Xhunga tregon një tjetër domate pa damarë)
Hasan Stafa: Kjo është e stimuluar. Domatja që ke ti i ka kaluar afati i veprimit të stimulantit. Për 2-3 ditë bëhet qull. Nuk është e rrezikshme por është e denatyruar. Është përdorur stimulanti në masa jo standarde.
(Demonstrohet një kastravec normal, në aromë e pamje)
Hasan Stafa: Kastraveci nuk i ka vlerat si të një produkti natyral, por është kultivar.
Zëvendësministri Kote: Në gjithë botësn domatja prodhohet në serë për sezonin tjetër. E trajtojmë dhe ne si e gjithë Evropa. Problemi është në qoftë se në momentin që ti e konsumon do ketë mbetje toksike mbi nivelin e lejuar për konsum. Sera përpiqet të plotësojë bilancin diellor. Ne nuk mund të kërkojmë në Shqipëri kushte të tjera nga ato që kërkon BE. Janë 1500 hektarë sera të formalizuara.
(Gazetarja Xhunga tregon luleshtrydhe që gjenden në treg)
Hasan Stafa: Luleshtrydhja është e mirë por me stimulantë. Ka norma./K.C/dritare.net