Edi Reja: Ja si më bindi Rama për t’u bërë trajneri i Kombëtares!

Në një intervistë për Corriere dello Sport, trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare ka treguar arsyet pse pranoi ftesën e presidentit të FSHF-së.

Si ju bindi Shqipëria?

Presidenti Duka më telefonoi dhe më pyeti për plane duke më thënë se isha i nevojshëm nëse do të isha i lirë. Biseduam për këtë, dhe pashë ndeshjen me Turqinë. Unë shkova rastësisht, më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistët që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama. E takova atë në hotelin tim pranë “Ponte Milvio”-s, ai erdhi për të parë Lacion, është tifoz i madh i Juventusit. Më kishte thirrur që të më bindte.

Çfarë të kërkuan?

Të bëja mirë, të provojmë kualifikimin për në Euro2020. Përjashto Francën, mendoj se mund të jemi konkurrues më të gjithë, përfshi këtu edhe Turqinë. Do të provojmë gjithçka, respekt për të gjithë, frikë askënd. Kam folur me lojtarët janë të vetëdijshëm. Më duket se ka hormoni. Kur zbresin në fushë janë krenar. E ndjejnë Kombëtaren që përfaqësojnë, disa herë janë aq shumë të karikuar sa duket sikur do dalin nga binarët, edhe në stërvitje.

Çfarë i ka premtuar Reja tifozëve dhe shqiptarëve?

 Impenjim total, shpirt sakrifice dhe shumë vuajtje. Besoj shumë te grupi. Ka cilësi, nëse arrijmë të nxjerrim 100% besoj se do të marrim kënaqësi. Europa është një ëndërr, por nëse dëshirojmë që ëndrrat të bëhen realitet duhet të besojmë, vetëm një gjë e pengon të realizohet, frika, nuk duhet të kemi dyshime.

A po më ndihmon Tare?

Po, sigurisht. Ma ka ndihmuar shumë, kemi folur për lojtarët, kemi lëvizur nëpër europë për ti parë, Igli ka më shumë njohuri, i mora parasysh vlerësimet e tij. Më duhet ta falënderoj, më ka dhënë një dorë që të vija te Shqipëria, ka thënë fjalë të mira për mua në Federatë dhe te Edi Rama. Vetëm një peng kam nga Lazio. U largova në vitin 2012 pasi kisha bërë një punë të mirë duke ia shtruar tavolinën Petkovic./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Krimi në Durrës/ Gruaja e vrarë ishte me urdhër mbrojtje

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.