Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E vrau një kloun, autori zbulohet pas 27 vitesh

E vrau një kloun, autori zbulohet pas 27 vitesh
Një mister, që zgjaste 27 vjet. Për gati 3 dekada, identiteti i një klouni vrasës mbeti një pikëpyetje e madhe. E vetmja gjë e sigurt, që dihej ishte se ai trokiti në derën e Marlene Warren, 40-vjeçe dhe sapo ajo e hapi, nxori një pistoletë dhe e vrau. Nga ajo kohë autori u zhduk, edhe pse e vërteta ishte shumë më pranë sesa mund të mendohej. Vetëm tani policia amerikane ia doli të zbulojë fytyrën e vrasësit të Wellington-it në Florida, pas shumë vitesh dyshimesh dhe paqartësish. Nën një paruke portokalli ishte Sheila Keen Warren, 54 vjeç, që vite më pas u bë gruaja e re e Michael Warren, burrit të viktimës Marlene.

Image result for marlene warren clown

(autorja e krimit)

Ishte 26 maji i vitit 1990. Marlene ishte në shtëpi kur klouni që mbante në dorë trëndafila dhe dy topa trokiti në portën e saj. Kur ajo e hapi autori qëlloi dy herë pa thënë asnjë fjalë në fytyrë me pistoletë. Vrasësi ktheu kurrizin dhe hipi në një furgon që u zhduk pas një kthese. Marlene u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq pas 2 ditësh. Nga ai moment policia u vu në ndjekje të një vrasësi të maskuar, por për 27 vite ngjarja mbeti një mister.

Image result for marlene warren clown

(viktima)

“Kjo është ngjarja më e çuditshme që kam kaluar në karrierën time” – thotë Bob Ferrell, zëdhënës i zyrës së sherifit të kontesë Palm Beach. “Shkoi t’i hapte derën një klouni, por ai e qëllon me armë dhe zhduket”.

Për shumë vite, i dyshuar ka qenë burri i saj Michael Warren. Miqtë dhe të afërmit dëshmuan se kishin probleme, por nuk u gjet asnjë provë për të fajësuar bashkëshortin. Dyshime pati edhe për Sheila-n që prej kohësh takohej fshehtas me Warren. Edhe për të gjithashtu provat ishin të pamjaftueshme. Çështja u mbyll dhe identiteti i vrasësit mbeti mister. Në 2014-ën u vendos që çështja të rihapej dhe për 3 vite u punua në mënyrë intensive për analizat e ADN-së të cilat hoqën çdo lloj dyshimi. Sheila u arrestua në prani të Warren në “shtëpinë e tyre përrallore” që çifti kishte blerë në Abindon të Virginia.

“Mijëra orë dhe njerëz janë marrë për të zgjidhur çështjen në 27 vite” – tha Sherifi i kontest se Washington, Fred Newman. “Jemi më shumë se të lumtur që arritëm të hedhim dritë mbi vrasjen e Marlene". Tani për Sheilan janë hapur dyert e burgut dhe është në pritje të dërgimit në Florida ku do të gjykohet për vrasje të shkallës së parë. /lapsi.al