Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E shkuara e vlonjatit që i vunë tritol. Nga rrëmbimi i nipit të biznesmenit te vrasja e motrës shtatzënë

E shkuara e vlonjatit që i vunë tritol. Nga rrëmbimi i nipit
Zbulohen të tjera detaje për vlonjatin që i vunë tritol në makinë, mbrëmë në Vlorë. Ai është Elton Ismaili, i cili tregon se i janë vrarë familjarë më parë dhe ngjarjet kanë mbetur pa autore. Viktima kanë mbetur vëllai, motra, daja dhe ortaku i tij. Panorama mëson se Ismaili është dënuar për “pengmarrje”, fillimisht me 14 vjet burg, i akuzuar se mori peng nipin e biznesmenit Sulo Shehu.

Më pas ai u ndalua pas vrasjes së motrës së tij, Enkeljeda Ismaili, e cila u gjet e vdekur në muajin e 7 të shtatzënisë. Ismaili u ndalua nga policia si i dyshuar për vrasje, por kishte alibi dhe u lirua pas dy ditësh nga policia. Në vitin 1996 Ismailt i kanë vrarë vëllanë. Vite më vonë, në 2006 i kanë vrarë dajën dhe një vit pas tij, në vitin 2007 i kanë vrarë motrën.