Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fake News që po trondit shekullin XXI

Fake News që po trondit shekullin XXI
Nga Isa Myzyraj

Fake News që po trondit shekullin XXI

Ishte prilli i viti 2013, kur faqja e “twitterit” e agjencisë së njohur të lajmeve amerikane “Associated Press” do të hakerohej, dhe do të publikohej një lajm: “2 bomba kanë shpërthyer në Shtëpinë e Bardhë”.

Ç’ndodhi?

Një kaos i vërtetë, njerëzit menduan se erdhi fundi, dhe kishin të drejtë, goditja e Shtëpisë së Bardhë është fundi i paqes dhe fillimi i një lufte të madhe, që askush nuk e di si do përfundonte.

Njerëzit anembanë globit kërkonin informacion më të detajuar, dhe as nuk e vunë në dyshim lajmin e “AP”, pasi ajo ishte agjenci e njohur, dhe e besuar botërisht.

Por, jo vetëm njerëzit u tronditën nga ky lajm, tregu i aksioneve në SHBA ra menjëherë, në sekondat e para të publikimit të lajmit, bursat pësuan tronditje ekonomike, dhe kompanitë e mëdha filluan ta ndjenin menjëherë rënien e tyre.

E gjithë kjo skenë, zgjati vetëm pak minuta, pasi AP e rimori menjëherë llogarinë duke shpjeguar se e gjitha ishte një sulm kibernetik, që prodhoi një “Fake News”.

Vetëm nga fragmentet që mund të lexojmë më sipër, ne e kuptojmë fuqinë e madhe, të egër e të pamëshirshme të “Fake News”.

Është ai informacion, i cili në të vërtetë nuk ka lidhje me informacionin, me lajmin, me të vërtetën, por ka si synim ose të godasë dikë personalisht, ose biznese të mëdha e të vogla, qeveri e udhëheqës, ose të shkaktoj panik në masën e gjerë të popullit, siç ishte 2013.

Për tu kthyer përsëri tek një shembull konkret, sepse vetëm me shembuj konkretë ne mund ta ndjejmë forcën dhe pamëshirshmërinë e lajmeve të rreme.

Në titujt e të gjithë mediave botërore ditët e para të 2020 ka qenë familja mbretërore angleze. Dorëheqja e Meghan Markle dhe Princ Harry nga familja mbretërore, do të shkaktonte një tërmet të vërtetë në Mbretërinë e Bashkuar por jo vetëm, dhe sytë e të gjithë mediave ishin nga Pallati Mbretëror.

Me të drejtë mund të pyesni se ky hy “Fake News” në këtë mes.

Meghan Markle ka qenë një ndër mbretërorët më të goditur nga media, sidomos tabloidët që kanë marrë një fuqi të jashtëzakonshme vitet e fundit.

Autorja dhe gazetarja e njohur Yomi Adegoke publikoi një artikull në “Washington Post” ku thoshte se Meghani është shkatërruar nga tabloidët, duke i shtuar gazetarëve dhe redaktorëve e kryeredaktorëve edhe racizmin që kishin për Meghanin.

17 faqe gazete ka publikuar “Daily Mail” për Meghan Marklen, 17 faqe gazete janë të jashtëzakonshme që të publikohen në një ditë për një person, dhe po bëje nëse do ta shkatërrosh atë person, por a është qëllimi i medias shkatërrimi i individit?! Unë besoj që jo!

Të vërteta e të pavërteta kanë publikuar tabloidët britanikë për Meghanin, ku disa nga to sot janë në gjyq me ish-princeshën. Fundi i historisë? Thyerja e Meghan Marles, dhe dorëheqja e saj.

“Daily Mail” nuk ka një histori fort të mirë me lajmin e vërtetë, pasi enciklopedia më e madhe online “Wikipedia” ka vendosur pak vite më parë që të mos e marrë kurrë si burim këtë tabloid, për shkak se e ka tepruar me lajmin e rremë.

Por s’i t’ia bëjmë? Si të mposhtim këtë fenomen?

Është mjaft e vështirë, përkrah ngrohjes globale, terrorizmit, varfërisë në Afrikë, ekstremizmit të dhunshëm tanimë sfidë e Shekullit XXI, është edhe “Fake News-i”.

Mediat më të mëdha në botë, përfshirë BBC, kanë krijuar faqet e kontrollit të fakteve., por sfida është mjaft e vështirë, dhe vetëm duke kontrolluar mirë informacionin, duke bojkotuar faqet e rreme, duke kontrolluar burimet e informacionit dhe seriozitetin e tij, të gjithë së bashku mund t’ia dalim në këtë sfidë./dritare.net