Na ndiqni edhe në

Editorial

E reja: Isha e varfër ndaj më dënuan 20 vjet, për mashtrim

E reja: Isha e varfër ndaj më dënuan 20 vjet, për mashtrim
Gra dhe vajza të reja, të dënuara në burgun e “Ali Demit” kanë rrëfyer historitë e tyre në emisionin ‘Dritare me Rudinën”. Pas Evës 19-vjeçare, një tjetër vajzë, 24-vjeçare ka rrëfyer historinë e saj për “Dritare me Rudinën”. 24-vjeçarja rrëfeu se, është dënuar me 20 vjet burg nga gjykata për mashtrim. Ajo rrëfen se, Apeli e dënoi me 10 vjet dhe tani i kanë mbetur më pak se gjysma për të vuajtur. Vajza kërkon një përgjigje përse nuk mund të ketë rrethana lehtësuese për të, për shkak të moshës dhe të mos e kalojë rininë në burg, kur këmbëngul se është dënuar nga prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.

“Faleminderit që na nderuat me ardhjen tuaj. Dëgjova edhe pjesën e vetingut. Është vërtet për të ardhur keq se ne jemi dënuar nga ata që janë larguar. U votua ligji në parlament, dhe mashtrimi u la për 5 deri në 10 vjet. Prapë apeli më la dënimin maksimal 10 vite. Për mua si vajzë e re nuk kishte asnjë lehtësim? Ne vijmë nga familje shumë të varfra. Ata që na kanë dënuar ne, janë vërtetë shumë të korruptuar.

Mua nuk më kanë kërkuar para sepse e dinin se isha shumë e varfër, prindërit në pension. Mos të ndryshohej neni si mund të bëja unë 20 vite burg. Unë isha 24 vjeçe kur u dënova. Tani kam edhe 4 vjet e 8 muaj për të vuajtur.

Ai personi që pretendon se e kam mashtruar është shumë më i fuqishëm se mua, ndaj unë qëndroj këtu.”,- tha vajza./K.C/dritare.net