

për të folur mbi protesten, publiken, të majten në Shqipëri. Kush po e krjon të majtën e re? A po formësohet e majta e re shqiptare? Kush do ta drejtojë protesten e së merkurës? Kundër kujt do të protestohet?
Në studio me pedagogun Elvis Hoxha, një nga emrat më të rëndësishëm të filozofisë dhe aktivizmit, për protestën shqiptare. Hoxha ka studiuar në Universitetin Paris VIII, ku ka bërë gjithashtu edhe studimet pas universitare në Filozofi, më pas ka qenë ligjërues në atë universitet. Prej vitit 2005 ai jep mësim ne Universitetin e Tiranes dhe Akademinë “Marubi”. Prej Prillit 2014
është anëtar i Kryesise se Lëvizjes Vetëvendosje.
Në lidhje onlinë me Paul Radu. Ai ëshë njëri nga emrat me të njohur, të gazetarisë investigative rumune, tregon për protestat pas 30 tetorit, ku 32 të rinj u dogjën në një klub nate të Bukureshtit dhe kryeministri Ponta dha dorëheqjen, bashkë me gjithë qeverinë.

















