
E gjeta dhe një liqen tjetër. Doni më për Tironën?!
Dritare.net

Nga Fjorda Llukmani Meqë më pyesni shpesh,
se ku të shkoni fundjavave për piknik, po ju zbuloj një tjetër liqen. Liqeni i Rrovës ndodhet pas kodrave të kalasë së Petrelës. Rruga është tipike fshati, prandaj nuk ju sugjeroj të shkoni me makina tangërlliksish. Kthehuni në kthesën djathtas, pa shkuar tek kalaja.
Për të qenë më të saktë përdorni Google Maps pasi është kollaj fare.
Banorët e zonës do çuditen kur t’ju shohin, se rrallë ka njerëz në ato vende. Një plak na pa gjithë kureshtje. “Po peshkoni?”-na pyeti ai. “Jemi turista gjysho, kemi ardhur për të shijuar natyrën”,-i themi ne.
Liqeni i Rrovës i ka të gjitha nuancat e jeshiles. Sipas një shokut tim, dikur rruga ka qenë pista e garave të Rally Albania. Në videon dhe fotot më poshtë , po ju tregoj më shumë./dritare.net https://www.youtube.com/watch?v=FKPjG1e96EI&feature=youtu.be

















