Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E akuzojnë se shprehu mendimin e vet dhe jo të partisë së Merkelit, Krichbaum tregon të vërtetën

E akuzojnë se shprehu mendimin e vet dhe jo të partisë së

Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e mbështetësve të tij e akuzojnë deputetin gjerman Gunther Krichbaum se vizita e tij në Shqipëri dhe fjalët për procesin e integrimit janë thënë duke marrë indicie nga opozita shqiptare.

Madje është thënë se kjo vizitë nuk ka fare lidhje me partinë që ai përfaqëson, madje as kancelarja gjermane Merkel nuk ishte në dijeni për vizitën e tij në Shqipëri.

Por dje ai ka postuar një foto me kancelaren gjermane Merkel dhe me dixhiturën: Para takimit të grupit kam pasur vetëm mundësi për të biseduar me kancelaren tonë rreth udhëtimit tim në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë ligjvënsesi gjerman tha se Shqipëria ka bërë veprime të pakta në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, pasi Kuvendi i Shqipërisë dhe administrata kanë ende persona të dënuar me vendime gjykate dhe me urdhër arreste.

Në një deklaratë edhe më të fortë ai “kërcënoi” personat e inkriminuar se shumë shpejt do të vijë fundi i tyre. Krichbaum tha se Komisioni Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kanë me emra personat e inkriminuar që janë ende në Kuvendin e Shqipërisë dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të veprohet ndaj tyre.

“Ne nuk mund t’i përmendim me emra, por është KE, janë institucione ndërkombëtare, të cilat kanë informacionin dhe që kanë ndihmuar për hartimin e këtij ligji. Se çfarë do të bëhet me raste konkrete kjo është një detyrë që do të realizohet. Në bëjmë vizita, bisedojmë me përfaqësues këtu, dhe nga të gjithë këta gurë të vegjël takimesh krijohet një mozaik i madh”,-  tha zyrtari gjerman.

Sipas tij, Shqipëria ka vepruar në zbatimin e këtij ligjit vetëm sa për të ‘kamufluar’ faktin se arritjet në këtë fushë janë të pakta.

Edhe më herët gjatë konferencës, ai foli me një gjuhë mjaft të drejtpërdrejt kur tha se qeveria gjermane nuk do të japë votë pro për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, nëse më parë nuk do të plotësohen 7 kushte. Një ndër ta, zbatimi i reformës në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit, kultivimit të kanabisit, etj, ishte edhe ligji i dekriminalizimit./express