Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Droni me eksploziv në aeroportin e Leipzig, Rama: Akt agresioni rus ndaj Gjermanisë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas zbulimit të një droni të pajisur me eksplozivë pranë aeroportit Leipzig/Halle në Gjermani, duke e cilësuar ngjarjen si një akt agresioni rus ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës. Rama shprehu solidaritetin me kancelarin Friedrich Merz, qeverinë dhe popullin gjerman, ndërsa kërkoi një përgjigje të vendosur të aleatëve përballë kërcënimeve që, sipas tij, janë pjesë e luftës hibride.

Reagimi i Ramës:

"Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria gjermane.

Solidaritet i plotë me mikun tim @_FriedrichMerz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim.

Shqipëria qëndron e palëkundër përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Jemi më të fortë kur veprojmë të bashkuar."/K.C/dritare.net