Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritëro Agolli i sëmurë, vajza i bën një dedikim prekës

Dritëro Agolli i sëmurë, vajza i bën një dedikim
Vajza e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli i ka bërë një dedikim prekës babait të saj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo tregon se shkrimtari i dashur për shqiptarët po kalon momente të vështira për shkak të sëmundjes. Siç thotë Elona, ai po lufton me errësirën dhe po mendon sesi do të jetë bota e përtejme.

Postimi i plotë

Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse. Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti.

Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im”.

1157