Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dorëheqja e Haradinajt, Majko: Një burrë shteti, akt që i bën nder Kosovës

Dorëheqja e Haradinajt, Majko: Një burrë shteti, akt që i
Dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj e ka komentuar edhe Ministri për Diasporën në vendin tonë Pandeli Majko.

Majko shkruan se Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.”-shkruan Majko./ I.M-Dritare.net