Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vritet lideri i ISIS/ Donald Trump: Diçka e madhe sapo ndodhi

Vritet lideri i ISIS/ Donald Trump: Diçka e madhe sapo ndodhi
Lideri i ISIS,  Abu Bakr al-Bagdadi mendohet të jetë vrarë ditën e djeshme në veriperëndim të Sirisë, nga ushtria amerikane. Ai ka qenë i fshehur për pesë vjet. Ai u pa për herë të fundit në korrik të 2014. Bagdadi u bë udhëheqësi i shtetit Islamit të Irakut, në vitin 2010. Por në shkurt të vitit të kaluar, disa zyrtarë amerikanë thanë se ai është plagosur nga një sulm ajror dhe për shkak të plagëve të marra duhej të hiqte dorë nga kontrolli i grupit terrorist. Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar se sot do të bëjë një njoftim shumë të rëndësishëm, në një deklaratë për shtyp. Madje ai ka shpërndarë një postim në Twitter, duke shkruar se diçka shumë e madhe sapo ndodhi./L.F-dritare.net