Dokumenti/ Bashkitë e djathta letër KQZ dhe OSBE: Të lirohen KZAZ ose do të asgjësohen

Bashkitë e opozitës në të gjithë vendin i kanë nisur një letër Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve dhe misionit të OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryebashkiakët e djathtë kërkojnë urgjentisht, lirimin e hapësirave ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, ose në të kundërt ato do të asgjësohen.

“Këtë njoftim po e bëjmë për efekt të detyrimit që ju keni për të mos cuar dëm materialet zgjedhore, sepse zaptimi i ambienteve tona me materiale që nuk janë të autorizuara nga ne të futen brenda, do të shkaktojë asgjesimin e tyre të menjëhershëm, në funksion të lirimit të ambienteve, për realizimin e aktiviteteve të përmendura në pikën 2 më lart. Gjithashtu, në këto ambiente nuk do të lejohet të futet paraprakisht asnjë person pa autorizim të pronarit apo organit administrues të ambientit, që është njësia e qeverisjes vendore. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të urdhërojë përdorimin e ambienteve në pronësi apo administrim të tij, por nuk mund të shkelë Kushtetutën e ligjin dhe të kryejë veprime të paligjshme në ambientet që janë nën pronësinë/administrimin tonë.”-thuhet në shkresë.

LEXO DHE :  Ja 22 mënyra relaksimi që nuk kushtojnë asnjë qindarkë!

“Ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur qё të marrim nën administrim ambientet, ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit në të shkuarën.”- thuhet në shkresën e bashkive të opozitës, që përbëjnë gati gjysmën e bashkive të vendit.

Gjithashtu, kryebashkiakët, njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se  “në datat 27 Qershor deri në 2 Korrik, ambientet që ishin vënë në dispozicion për zgjedhjet, përpara shfuqizimit të datës 30 qershor nga Presidenti, do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga bshkitë apo për tubime të tjera” ./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.