Na ndiqni edhe në

Shqiptar

DJ i njohur e ngacmoi seksualisht, Taylor Swift dëmshpërblehet me 1 dollar

DJ i njohur e ngacmoi seksualisht, Taylor Swift dëmshpërblehet me 1
Një trup gjykues i përbërë prej tetë anëtarësh ka shpallur fajtor DJ e njohur David Mueller pas akuzave të këngëtares Taylor Swift se ai e kishte ngacmuar seksualisht.

Bëhet fjalë për një foto të shkrepur 4 vite më parë, ku sipas këngëtares, Muller e ka prekur atë nga të pasmet. Beteja gjyqësore zgjati katër vite resht dhe përfundoi me fitoren e Swift, një fitore morale duhet thënë pasi nga ana financiare ajo kërkoi dëmshpërblimin simbolik prej 1 dollar.

Në përfundim të procesi gjyqësor, Taylor nuk ka nguruar të falenderojë avokatët e saj që e çuan deri në fund këtë çështje, edhe pse ishte e vetëdijshme se të qenurit një presonazh shumë i famshëm e ka ndihmuar sado pak atë.

Një rast i tillë, ka shërbyer për këngëtaren që të sensibilizohet me të gjitha vajzat e dhunuar seksualisht, e për këtë arsye bukuroshja amerikane ka deklaruar se do të dhurojë fonde për organizatat e shumta që ndihmojnë viktimat e sulmeve seksuale.