
Dhëndri 14 vjecar nga Kosova, nip i deputetit Fatmir Limaj
E Martë 20 Shtator 2016, 20:08
Dritare.net

Në dasmën e të miturve në Malishevë, ka reaguar edhe avokatja Donika Dobruna, e cila tregon se ndaj prindërve të nuses 13-vjeçare Zelfije Shala dhe dhëndrit 14-vjeçar duhet të merren masa ligjore. Sipas saj, duke u bazuar tek Kodi Penal i Kosovës, prindërit që lejojnë apo shtynë personat e mitur në martesë mund të dënohen ndërmjet 5 deri në 20 vjet burg. Ceremonia është organizuar sipas traditave në prani të shumë miqve e familjarëve, por askush nga ta sikur nuk e ka kuptuar se të sapomartuarit janë ende fëmijë.

















