Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detaje nga vrasja e pronarit të lokalit në Korçë: Viktima kishte në dorë fije floku

Detaje nga vrasja e pronarit të lokalit në Korçë: Viktima
Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg” për 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Flamur Duçit në fshatin Mborje. Ndërkohë kanë dalë detaje të reja nga kjo ngjarje.

Pas ekspertizës-mjeko ligjore në morgun e Spitalit të Korçës, mjekët konstatuan shenja të shumta djegieje në trupin dhe gjymtyrët e viktimës.

Në trupin e viktimës janë gjetur edhe 8 dëmtime me thikë, ndërsa në dorë mbante një fije floku, që i është marrë për provë dhe pritet t’i bëhet testi i ADN-së, për të zbuluar autorin e vërtetë të krimit. /K.C/dritare.net