Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Destabiliteti, rruga e Ilir Metës për të penguar ardhjen e 1.15 miliardëve të Rindërtimit

Destabiliteti, rruga e Ilir Metës për të penguar ardhjen e 1.15

Nga Flogert Muça

Ilir Meta ditën e sotme ka dalë në një konferencë për mediat duke intensifikuar luftën e tij ndaj reformës në drejtësi. Duke i marrë me radhë, nga mazhoranca tek ambasadorët  e vendeve partnere e duke përfunduar të institucionet e reja të drejtësisë, me gjuhën e kryeopozitarit, Ilir Meta i ka sulmuar me një mllef të shfrenuar.  De fakto, Ilir Meta nga sot është vetëdekretuar si kryetar opozite, duke thirrur edhe një protestë në mbrojtje të tij në datën dy mars.

Por, përtej gjuhës së sulmit ndaj mazhorancës, ajo që ishte e rëndë sot kishte të bënte me  sulmin ndaj të gjithë ambasadorëve, shtetet e të cilëve para dy ditësh u solidarizuan me Shqipërinë duke dhuruar mbi 1 miliadë euro për Rindërtimin e qyteteve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Cila është arsyeja që Ilir Meta vetëm dy ditë pasi e gjithë bota u solidarizua me Shqipërinë duke i ofruar 1.15 miliardë dollarë, del dhe thërret një protestë?

Sot, dy ditë pasi Shqipërisë i jepen 1.15 miliard Euro për rindërtimin e ku meritat sipas sodazheve për këtë arritje i ka Edi Rama, Ilir Meta thërret një protestë pikërisht për të penguar disbursimin e këtyre parave, duke çuar rrjedhimisht në pengimin e Rindërtimit që do të linte qytetarët pa shtepi. Destabiliteti dhe pasiguria që Ilir Meta po tenton të krijojë ka si qëllim bllokimin e parave që Edi Rama arriti të marrë në 17 shkurt për Rindërtimin, e ku viktimat e vetme do të ishin qytetarët që sot janë plot shpresë se shtëpitë e tyre do të rindërtohen duke filluar nga ky vit.

Pra, siç shihet, arsyeja ngjan si dy pika uji me atë të opozitës se bashkëshortes së tij dhe Lulzim Bashës, kur protestonine digjnin institucionet sa herë afrohej data e negociatave, duke tentuar të fiksojë një imazh të zi të Shqipërisë në sytë e BE-së e duke iu dhënë njëherësh  argument disa vendeve për të thënë JO.

Mosmirënjohja e kryeopozitarit Ilir Meta u shpalos sot me një gjuhë të egër dhe shumë të drejpërdrejtë në sulmin e tij ndaj përfaqësive të vendeve mike të Shqipërisë e si për ironi, pasi sulmoi të gjithë ata që iu gjenden pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira, iu kërkoi qytetarëve ta ndiqnin nga pas në dy mars. Ilir Meta sot u tall me shqiptarët  dy herë, ku përveç se iu kërkon të dalin e të sulmojnë vendet mike që na ndihmuan në 17 shkurt, tenton që nëpërmjet të destabilitetit t’i lërë shqiptarët edhe pa shtëpi duke penguar ardhjen e parave të 17 shkurtit./lexo.al