
Deputeti: Ky vend kurrë nuk bëhet, nëse nuk pastrohet Kuvendi
Dritare.net

Andi Përmeti: Gjashtë vite në pushtet nuk keni bërë asgjë. Uluni dhe zbatojini duke thënë se këto ndryshime sugjerojmë ne. Bëni një draft tuajin si PS, si të doni. Nxirreni publikisht dhe jepni fund listës së servilëve të krerëve të partive në lista.
Andor Shameti: Jemi të hapur.
Andi Përmeti: Jeni të hapur, por nuk po bëni asgjë.
Andor Shameti: Në frymën e të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR është edhe komisioni i reformës zgjedhore. Uroj shumë që ata ta bëjnë punën dhe të vijnë me një raport.
Halit Valteri: A mund të bëjmë një lloj të veprimi i përsosur që ta pastrojmë dhe t’i bie një fshesë për ta pastruar tempullin e demokracisë. Këta janë me lidhje nepotike të çmendura. Nëse vazhdohet kjo, ky vend kurrë nuk do të bëhet. Maxhoranca nuk ka vullnetin për ta bërë reformën zgjedhore./K.C/dritare.net

















