
Deputeti i PS: Meta ka të drejtë, ja pse duhen ndryshime në Qeveri!
Dritare.net

“Unë mendoj se qeverisja ka vajtur mirë, dhe ne qeverisim se kemi 20 deputetë të LSI-së dhe 5 të PDIU-së. Ne si aleatë po qeverisim bashkë me këta, dhe unë mendoj që kjo qeverisje duhet të vazhdojë, me më shumë bashkëpunim dhe me më shumë komunikim. Duhet më shumë konsideratë, më shumë respekt, sepse në fund të fundit, ne qeverisim sepse po bëjmë të gjitha reformat me votat e tyre. Nuk na vjen e keqja nga një moment se çfarë thotë një anëtar i grupit të aleatit, apo tjetrit”- thotë ai.
Sipas tij, qeverisja ka dhe probleme, ka dhe mangësi. “Debate me opozitën do të kemi për çdo reformë. Ka gjëra për të bërë më mirë? Sigurisht. Por duhet folur. Të mos vemi ne atje të ngremë dorën për t’i bërë qejfin kryetarit si “Yes man”, por për të folur: këtu është mirë, këtu duhet rregulluar. Qeveria ka për detyrë të ndërrojë cilësinë e jetës së shqiptarëve. Jo të bëhen ministra aty, të kollarisen dhe të japin mend, por secili të japë kontribute në punën e vetë. Nëse s’kanë performancë, të ikin. Të hapin krahun. Ka të tjerë djem e vajza të zotë që presin radhën, që kanë mbaruar jashtë dhe që kanë vizion. Nuk bëhet kjo me mediokritet. Prandaj, Ilir Meta ka të drejtë në ato që thotë”- tha Ylli.
Ai pranon se duhen ndryshime në qeveri. “Sigurisht, duhen impulse të reja, ndryshime në qeveri, ndryshime në lista deputetësh, në përzgjedhjen e tyre. Kryetarët e kanë në dorë. Ta harrojë një njeri që ka një cen se mund t’i afrohet politikës. Të bëhet një herë e mirë pastrimi i të fortëve, gangsterëve, njerëzve me precedentë që synojnë të hyjnë në politikë. Të shohin punën e tyre e të mos hyjnë në politikë”- thotë ai.

















