
Demokracia është në rrezik, google dhe facebook po shkatërrojnë shtypin e lirë
Dritare.net

Sipas artikullit Google po abuzon me monopolin e vetë të reklamave online, në të njëjtën kohë diçka të ngjashme po bën edhe facebook.
Në artikull vihet theksi tek reklamat që po marrin google dhe facebook, duke u ulur kështu të ardhurat e mediave, dhe këto të fundit detyrohen të shkurtojnë stafin e tyre në pamundësi për t’i paguar.
“Gjatë nëntë viteve që kur Google bleu kompaninë “ad AdMob”, të ardhurat vjetore të reklamave në Google dhe Facebook u rritën, në më shumë se 95 miliardë dollarë .Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat nga reklamat në gazeta ranë ndjeshëm, rreth 50 miliardë dollarë llogariteshin në 2005 , ndërsa sot llogariten 20 miliardë .
Numri i njerëzve që punojnë në redaksitë e Amerikës ka rënë nga më shumë se 400,000 në vitin 2001 në më pak se 185,000 sot
Në Nju Jork, pamja është veçanërisht e zymtë. Numri i gazetarëve në Daily Neës është gati 90% më poshtë niveleve të vitit 1988. Neë York Times shkurtoi stafin e raportimit vendor me më shumë se gjysmën gjatë dekadës së fundit, nga 90 në 40.
Nuk është se qytetarët nuk duan lajme. Veçanërisht që nga zgjedhja e Donald Trump, shumë lexues të rinj kanë blerë abonime në shitore kombëtare si New York Times dhe Wall Street Journal.
Por Google dhe Facebook po paraqesin rreziqe themelore, pasi 93% e amerikanëve marrin leje online, për të shikuar lajme, dhe shumica e tyre marrin leje nga Google dhe facebook, të cilët po i drejtojnë lexuesit larg çdo gazete, pothuaj sipas dëshirës së tyre.”-shkruhet ndër të tjera në artikull/ I.M-Dritare.net

















