
Deklarata e parë e FlyDubai, pas tragjedisë
E Shtunë 19 Mars 2016, 09:09
Dritare.net

Kompania FlyDubai ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me rrëzimin e avionit, ku vdiqën 62 persona.
“FlyDubai, me shumë keqardhje, konfirmon informatën në lidhje me aksident trafikun që u përfshi FZ981, fluturimi nga Dubai në Rostov- on- Don.
“Numrat paraprak tregojnë se 55 pasagjerë dhe shtatë pjesëtarë të ekuipazhit kanë vdekur”.
“Ne jemi ende në pritje të konfirmimit përfundimtar, por me pikëllim të madh besojmë se nuk ka të mbijetuar. Ne nuk mund të japim detaje më specifike në këtë moment, por ne do të ofrojmë përditësime sa më shpejt që të kemi mundësi”.

















