Dash Shehi zbardh takimin 90-minutësh në Presidencë: Ja çfarë i kërkoi Meta, opozitës!

Sot u zhvillua një takim 90-minutësh në Presidencë, ku kreu i shtetit, Ilir Meta takoi krerët e partive të vogla, liderin e opozitës, Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, kreu i LZHK-së, ka zbardhur detaje të reja nga takimi.
Shehi tha se presidenti nuk mendon që zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare mund të bëhen në të njëjtën ditë, madje kreu i shtetit ka kërkuar që opozita të tërheqë disa nga kushtet që ajo ka vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve. Shehi tha ndër të tjera se, duke para situatën në të cilën ndodhet vendi, zgjedhjet duhet të zhvillohen një orë e më parë.

I pyetur për reformën zgjedhore, Shehi tha:
“Nuk jemi të gjithë në unison tamam 100% për këtë punë, kemi të gjithë angazhimet tona, mendimet tona por do biem në konsensues e deri në fund të muajit do dorëzojmë një platformë dhe ne jemi gati të hyjmë në zgjedhje edhe të nesërmen në mëngjes me miratimin e saj. Të bëhen zgjedhjet sa më parë. Nëse zgjedhjet janë në 2021 unë them mos të nxitohemi”.

Pyetje: Ka shumë kohë që artikulohet zgjedhje në një ditë, çfarë tha presidenti Meta?
Dash Shehi: Presidenti Meta mendon se ndoshta zgjedhjet të dyja bashkë në një ditë mund të mos bëhen, sugjeron që opozita duhet të tërhiqet nga disa kushte të veta por kjo është një tezë e presidentit qëene do e diskutojmë, nuk është se e refuzojmë por ne do e diskutojmë brenda kontekstit politik që ka vendi.
Dëshira e presidentit është që të bëhen zgjedhje të mira e të ndershme, por edhe opozita është dakord që Shqipërisë i është bërë kaq emergjente situata sa duhet të hyjë një ditë e më parë në zgjedhje.
Ndryshe këtu do vdesë pak nga pak edhe ajo pak demokraci që ka tepruar, por nuk ka tepruar se institucionet i kontrollon Rama por deri sa të vijë dita ta kuptojnë shqiptarët, sa ta kuptojnë ndërkombëtarët do jetë shumë vonë”./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Si janë dukur 14 figura historike, kur ishin të rinj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.