Çiljeta Xhilaga prezantuese e “Tu Si Que Vales Albania”
E Enjte 27 Tetor 2016, 18:06
Dritare.net
Këtë mbrëmje, nis edicioni i dytë i talent show-t më të ndjekur në Shqipëri “Tu si Que Vales” në ekranin e “Vizion Plus”. Tashmë është zyrtare edhe emri i prezantueses që deri pak momente ishte mister, bëhet fjalë për këngëtaren seksi Çiljeta Xhilaga. Ka qenë ajo vetë që ka bërë të ditur lajmin në Instagram. Ajo së bashku me aktorin Florian Agalliu do të drejtojnë talent show-n më të madh në Shqipëri, spektaklin “Tu Si Que Vales Albania”.
Mbrëmja e sotme do të jetë një natë emocionuese e mbushur me surpriza, që nga prezantimi apo juria profesioniste e përbërë nga Holta Dulaku, Kastriot Çaushi, Agron Llakaj, deri te talentet që do të prezantohen në ekranin e madh. Spektakli edhe këtë edicion do të vijojë misionin e tij , zbulimin dhe përzgjedhjen e talenteve të panjohur, për publikun shqiptar.
“Donim që ta mbanim sekret deri sonte në mbrëmje shfaqjen time në spektaklin “Tu Si Que Vales Albania” si prezantuese, por lajmet na e prishën surprizën. Ndaj miq të dashur, na ndiqni sonte në “Tu Si Que Vales Albania”, në ora 21:00, në ekranin e “Vizion Plus”. Një show i paparë ju pret, bashkë me partnerin tim në këtë sfidë, Florian Agalliu dhe me anëtarët fantastik të jurisë: Holta Dulaku, Agron Llakaj, Vikena Kamenica dhe Kastriot Çaushi… Faleminderit të gjithë ekipit që punoi për këtë natë super, në veçanti Holtës për këtë mundësi. Love U all!”, shkruan Çiljeta Xhilaga në Instagram./dritare.net