Çiftet e njohura të ekranit shqiptar, që i bashkon dashuria dhe profesioni!

Këto çifte të njohura të ekraneve shqiptare, përveç dashurisë që kanë për njëri-tjetrin i bashkon edhe pasioni për të njëjtën profesion. Jo në pak raste ka qenë pikërisht ambienti i punës që i ka lidhur këto partnerë. Më së shumti janë çiftet në muzikë që ndajnë të njëjtin profesion por jo vetëm. Ja disa prej tyre:

Në muzikë:

Merita Halili dhe Raif Hyseni

Prej një  jete në skenë, çifti i njohur i muzikës popullore shqiptare, janë prindër të tre vajzave.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Më shumë se një dekadë bashkë, ishte fillimisht dashuria për mzuikë që i lidhi bashkë. Tashmë prindër të një vajze, dhe në pritje të një tjetër fëmije, çifti i njohur,  prej vitesh kanë sjellë perla në muzikën shqiptare.

Venera dhe Lindi Islami

Ata u njohën në konkursin e këngës që realizohej në Top Channel The Voice of Albania, vite më parë.

Klea Huta dhe Elgit Doda

Nuk kanë shumë kohë që e kanë bërë publike lidhjen e  tyre, por është pikërisht kënga që i ka lidhur së bashku.

Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj

Para pak kohësh Eni dhe Genti shpalli fejesën. Ishte bashkëpunimi për një këngë që i bëri partnerë edhe në jetë këtë çift.

Vesa Luma dhe Big Basta

Tashmë prindër të një djali, edhe Vesën me Big Bastën i bashkoi muzika. Në sheshin e xhirimit të këngës së tyre të parë së bashku, lindi dashuria për njëri-tjetrin.

LEXO DHE :  Meta: Opozita e la Presidentin të ekspozuar ndaj një bande

Turjan Hysko dhe Orinda Huta

Orinda dhe Turi, fillimisht u bënë të njohur në muzikë. Të dy ishin këngëtarë, ndërsa sot, të dy moderatorë.

Në gazetari

Rudina Xhunga dhe Dritan Hila

Prindër të një vajze, dashuria për njëri-tjetrin  lindi pikërisht në studiot televizive.

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi

Në studiot e Top Channel, ku të dy punonin si gazetarë, lindi dashuria për njëri-tjetrin. Tashmë ata janë prindër të një djali.

Na aktrim

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli

Prej shumë vitesh së bashku, ata ndajnë të njëtjin profesion. Erjona është një ndër aktoret më të mira të teatrit kombëtar, ndërsa Salsano prej vitesh është aktor në Portokalli.

Romir Zalla dhe Suela Bako

Ata janë njohur në bankat e universitetit, ku të dy studionin për aktrim. Sot janë prindër të dy fëmijëve.

Në balet

Enada dhe Gerd Vaso

Padyshim ndër çiftet më të njohura të baletit, janë Enada dhe Gerdi. Prej 2 dekadash së bashku  në skenë dhe jetën private.

Ola Hasani dhe Ezdalin Gorani

Akademia e Arteve i bëri bashkë dhe që prej asokohe, çifti nuk u nda më kurrë./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.