Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Cheesecake me luleshtrydhe

Cheesecake me luleshtrydhe
Edhe fanatikët më të mëdhenj të çokollatës nuk mund të mos tundohen nga kjo ëmbëlsirë kaq e shijshme. Shikoni hap pas hapi se si duhet të veproni për të përgatitur një cheesecake luleshtrydhe, duke i surprizuar të gjithë.

Përbërësit:

9

Luleshtrydhe

150 ml qumësht kremoz

500 gr biskota Digestive (ose çdo lloj tjetër)

800 gr krem djathi

250 gr margarinë

Hapi 1

Krijoni bazën e cheesecake-ut. Thyejini biskotat deri sa të krijojnë thrimza të vogla.

1

Hapi 2

Shkrini gjalpin në zjarr të ulët dhe shtoni biskotat.

2

Trazojini deri sa të bashkohen mirë me njëra-tjetrën.

3

Hapi 3

Shtroni bazën në tepsinë që keni zgjedhur. Shtypeni mirë me lugë dhe vendoseni në frigorifer për gjysmë ore.

4

Hapi 4

Lajini mirë luleshtrydhet. Pritini në gjysma dhe futini në blender.

5

Hapi 5

Në një enë përzijeni mirë kremin e djathit, qumështin dhe masën e luleshtrydheve.

6

Hapi 6

Nxirni bazën nga frigoriferi dhe shtroni përsipër masën e krijuar. Vendoseni në frigorifer për rreth 6 orë.

7

Hapi 7

Pasi ta nxirrni nga frigoriferi mund t’a zbukuroni sipër me luleshtrydhet që kanë mbetur./revistaclass

8