Numri i të prekurve nga koronavirus në Itali po rritet. Deri më tani, sipas të dhënave të fundit nga mediat italiane, kanë rezultuar të prekur nga virusi 132 persona. Numri i viktimave është dy, një në Lombardi dhe një në Veneto. Aktualisht, këto persona janë në spital nën vëzhgimin e mjekëve, po kështu 22 të tjerë janë në izolim, në shtëpi. Të gjitha shkollat në Lombardi, Veneto dhe Piemonte të mbyllura. Edhe institucionet po kështu./L.F-dritare.net