Zyrtarisht, viti që po lemë pas ishte më i nxehti i të gjithë kohërave. Rekordet u shënuan në 29 shtete të botës, për periudhën 1 maj deri në 30 gusht. Vala e nxehtësisë në Evropë për periudhën qershor dhe korrik shënoi rritje të temperaturave, duke shkaktuar një numër të rekordeve lokale dhe kombëtare. Në Francë temperaturat arritën në 46 gradë celsius. Në Japoni, 11 persona vdiqën si pasojë e nxehtësisë. Korriku 2019 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në të gjithë botën. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë fenomen, si pasojë e ndryshimeve klimaterikë, të shkaktuara nga njeriu. Ndërkohë, edhe tetori vijon të jetë shumë i ngrohtë me temperatura mbi normalen, për sezonin e vjeshtës. /L.F-dritare.net