Çfarë ndodh kur ju i bllokoni njerëzit në Instagram!
E Mërkurë 2 Tetor 2019, 19:07
Dritare.net
Bllokimi i njerëzve në Instagram do të thotë që ata të mos jenë më në gjendje të gjejnë profilin tuaj, postimet tuaja apo gjithçka tjetër që ka lidhje me ju në këtë aplikacion.
Mos u shqetësoni! Njerëzve nuk ju shkon njoftimi që i keni bllokuar. Nëse njerëzit që ju keni bllokuar, ju përmendin në Instagram, ajo nuk shfaqet në aktivitetin tuaj.
Pasi ju bllokoni dikë, pëlqimet dhe komentet e tyre, që jua kanë bërë më parë, qëndrojnë në foto e video. Nëse doni edhe mund t’i fshini vetë.
Ju duhet të dini gjithashtu se kur bllokoni dikë, nuk keni mundësi të shikoni postimet e tyre nga llogaria juaj./E.B-dritare.net