Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë i bën uji alkalin, trupit tuaj!

Çfarë i bën uji alkalin,  trupit tuaj!
Uji alkalin është kthyer në një trend këto kohë, por kjo nuk do të thotë se, është i dobishëm, ose i nevojshëm për t’u pirë.

Eksperti i shëndetit, Nesochi Okeke-Igbokwe,  tregon se, uji alkalin përmban minerale të shtuara, që rrisin nivelin e pH dhe ulin aciditetin në trup. Megjithëse sipas studiuesve, ka rezultuar se,  uji alkalin parandalon kancerin dhe redukton lodhjen. Ka gjë më të rëndësishme se kaq?

Uji Alkaline Vret Kancerin – Ja Si Pergatitet?

Sigurisht që po!

Shpeshherë trupi ynë tejmbushet me acide, ndjehemi të lodhur, kemi shtim peshe dhe efekte tjera anësore, që  mund të shmangen vetëm duke pirë ujë të pastër dhe duke ngrënë perime të freskëta organike me balancë acid/alkaline të shëndetshme, informon  dritare.net

Image result for cfare eshte uji alkaline

Por Dr.Koufman shprehet se, asnjë shkencë ende nuk e ka vërtetuar pretendimin se, pirja e ujit alkaline ndryshon gjithë pH e trupit. Acidi klorhidrik në stomak, e neutralizon ujin alkalin para se, gjaku ta absorbojë atë. Stomaku ka nevojë për këtë acid dhe pH të ulët, për të tretur proteinat dhe për të vrarë patogjenët e ushqyer.

Image result for cfare eshte uji alkaline

Sipas tij, megjithëse nga uji alkalin përfitojnë, ata që vuajnë nga refleksi i acidit, një hulumtim i sjellë për ju nga dritare.net, tregon se, nëse rritet deri në pH 8, pepsina e stomakut vdes.

Image result for cfare eshte uji alkaline

Pepsina është përgjegjëse për inflamacionin në vesh, hundë dhe fyt, por kur uji alkalin prek indet e fytit dhe ezofagut, ndihmon për të larguar pepsinën.

Dr.Koufman shprehet se, uji alkalin mund të jetë me të vërtetë i shëndetshëm, por ndonjëherë përbën edhe rrezik të madh.

Image result for cfare eshte uji alkaline

"Uji alkalin në të vërtetë mund të jetë i rrezikshëm, për njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, të tilla si: sëmundja e veshkave ose forma të ndryshme të acidozës tubulare, renale të trashëguara,", -thotë ai. Ndonjëherë mund të shkaktojë të vjella, përzierje, marrje mendsh dhe dridhje muskujsh.

Image result for cfare eshte uji alkaline

Pra me pak fjalë, uji alkalin është i rëndësishëm për shëndetin, pasi largon acidet nga trupi. Por gjithashtu për njerëzit që vuajnë nga veshkat nuk rekomandohet të pihet.

Image result for cfare eshte uji alkaline

Mënyra më e thjeshtë për ta përgatitur ujin alkalin është, ta vendosni ujin në një shishe qelqi. Merrni një limon,  copëtojeni në copa të madhësisë së mesme dhe shtojeni në ujë. Shtoni kripë të Himalajeve, përzieni dhe mbulojeni. Lëreni ujin të qëndrojë në temperaturën e dhomës, për të paktën 12 orë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net