Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë humbasin dhe çfarë fitojnë Meghan dhe Harry nga braktisja e familjes mbretërore!

Çfarë humbasin dhe çfarë fitojnë Meghan dhe Harry
Të jesh pjesëtar i familjes mbretërore nuk ka vetëm përfitime por edhe humbje.

Çifti i sapoikur, nuk është i pari që braktis benefitet por edhe fiton nga ky akt.

E ka bërë më parë edhe princesha Sara dhe princi Eduard.

Harry dhe Meghan humbasin së pari titullin e dukës dhe dukeshës së Sussexit dhe rrogën që përfitojnë nga ky titull, e cila është e panjohur.

Humbasin vilën për të cilën u shpenzuan 2.4 milion paund për rikonstruktim.

Por duke lënë titullin, nuk janë të detyruar që minimalisht një herë në javë të shkojnë dhe inagurojnë ndonjë kopsht apo azil.

Nuk janë të detyruar të vënë në kokë kapele të cilën nëse e vendoste një njeri i zakonshëm do shkaktonte të qeshura.

Nuk do jenë të detyruar të marrin poza para turmave të pajsura me smartfonë apo të rrinë gatitu para gjithfarë tipash me pozitë që vizitojnë Britaninë dhe duan ti takojnë.

Por mbi të gjitha Meghan nuk do jetë e detyruar të bëjë kunatën perfekte dhe të vizitojë Kate e cila do kontrollojë nëse pupla e kapelës është në vendin e duhur.

Më së fundi, janë të lirë të bëjnë jetën që duan.

Urime Harry dhe Meghan/dritare.net