Çfarë do t’i thuash vrasësit të nënës tënde? Fëmijët takohen me burrin që i mori jetën mamasë!
Dritare.net
“Papritur ndjehet një zhurmë e madhe që na hedh në erë”.
Iwan nuk e dinte që ajo ishte një bombë, e vendosur nga një grup i lidhur me al-Kaedën, përgjegjës për një sërë sulmesh në Indonezi, duke përfshirë edhe bombardimet në Bali, në vitin 2002 që shkaktuan 202 viktima.
"Unë pashë vetëm gjak. Shumë gjak".
Gruaja e tij, përfundoi disa metra larg motoçikletës. Më pas u transportuan në spital, në gjendje shoku. Bashkëshortja e tij, u fut në dhomën e operimit. Atë natë lindi Rizqy. Kuptimi i emrit të tij është bekim.
“Nëna ime ishte e fortë. Edhe pse eshtrat e saj ishin thyer, ajo qe në gjendje ta lindte në mënyrë natyrale vëllain tim”, rrëfeu Sara, fëmija e parë i çiftit Iwan dhe Halila.
Por ajo nuk u shërua kurrë nga gjithë plagët e marra nga shpërthimi i bombës, ndaj 2 vjet më vonë, në ditëlindjen e pestë të Sarës, ajo vdiq.
Bashkëshorti i saj, shprehet se ajo periudhë, ishte e mbushur me urrejtje, dhe një dëshirë e madhe për hakmarrje.
“Nuk doja të vdisnin shpejt. Doja që t’i çaja mishin, t’i fusja kripë në plagë, të torturoheshin, të kishin sado pak një ide se çfarë dhimbje më shkaktoi bomba e tyre, si fizikisht edhe mendërisht”.
Kanë kaluar 15 vjet nga bombardimi i ambasadës australiane në 2004 dhe 13 vjet nga vdekja e Halila.
Të tre bashkë, dy fëmijët dhe babi, do të takojnë vrasësit e Halilës. Ata janë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Babai shprehet se i ka mësuar të dy fëmijët e tij të mos zemërohen, por ata donin t’i takonin me patjetër vrasësit e nënës së tyre.
Iwan, Sarah dhe Rizqy e përshëndesin ‘vrasësin’ dhe ulen në karriget plastike. Ishte Iwan ai që theu heshtjen.
Fëmijët e mi donin t’ju takonin. Ai i tregon se gruaja e tij, asokohe shtatzënë, ka humbur jetën si pasojë e asaj ngjarjeje.
Vrasësi përgjigjet: “Edhe unë kam fëmijë. Unë nuk e ka parë gruan dhe fëmijën tij prej vitesh. Jam më keq se ju. Ju i keni fëmijët tuaj. Fëmija im as nuk më njeh”.
Të gjithë i kanë sytë te Sara. Ajo theu heshtjen, duke e pyetur përse e kishte bërë atë sulm.
“Mbase kur te jeni më të mëdhenj do ta kuptoni. Unë nuk pajtohem me sulmet, ku viktimat janë myslimanë. Nuk mund t’i vrasim myslimanët”.
Në përfundim të takimit, autori i thotë:
“Të gjithë njerëzit bëjnë gabime. Nëse ju kam bërë padrejtësi, në çdo mënyrë, ju kërkoj falje. Ndjej dhimbje”.
Më thuaj arsyen përse e bëtë?
“Miqtë e mi dhe unë morëm edukimin dhe mësimin e gabuar për jetën”.
Takimi mbyllet me falje.
Bombardimi i ambasadës Australiane në 2004 u bë më 9 shtator 2004 në Xhakartë, Indonezi. Nga ky sulm vdiqën 9 persona. Dhe mbetën të plagosur të paktën 150 të tjerë./L.F-dritare.net