Kur na ndajnë edhe 7 ditë nga zgjedhjet lokale, sot, Kolegji Zgjedhor do të vendosë përfundimisht për ligjshmërinë ose jo të këtyre zgjedhjeve.
Kështu, sot Kolegji do të marrë vendim lidhur me Padinë e Partisë Uniteti Kombëtar e cila ka kërkuar që të ç’rregjistrohet nga zgjedhjet lokale.
Vendimi i kësaj partie e drejtuar nga avokati Idajt Beqiri, ka të bëjë me zbatimin e dekretit të Presidentit të republikës.
Nëse Kolegji Zgjedhor do të vendosë ç’regjistrimin e kësaj partie nga zgjedhjet, ligjërisht me 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje, ndësa nëse kolegji vendosë për të mos e ç’regjistruar këtë parti nga zgjedhjet, me 30 qershor do të ketë zgjedhje, dhe dekreti i Metës është nul.
Ky vendim i rëndësishëm është në duart e 5 gjytqarëve; Tomor Skrelit, Ridvan Hados, Lindita Sinanajt, Artur Malajt dhe Shkëlqim Mustafës, të cilët pritet të flasin sot./ I.M-Dritare.net