Na ndiqni edhe në

Sport

Burg për Alban Voglin e Kastriotit

Burg për Alban Voglin e Kastriotit
Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg, për Alban Voglin, presidentin e Kastriotit, pasi ai ka goditur për shkak të detyrës dhe ka plagosur rëndë me dashje gazetarin Eduard Ilnica. Gjatë dëshmisë së tij në polici, Vogli e ka mohuar autorësinë e dhunimit të Ilnicës, duke sqaruar madje se as që e njeh gazetarin.

Nesër ne orën 10:30 Gjykata e Tiranës, do të caktojë edhe masën e sigurisë ndaj Voglit. Gazetari Eduard Ilnica u dhunua mbrëmjen e së hënës pranë një lokali në afërsi të Zogut të Zi. Ai është goditur nga disa persona. Ilnica i tha policisë se dhunuesi i tij ishte presidenti i Kastriotit.