Bumçi: Ambasada e Britanisë ka shtuar policë për krimin. Çipa: E pavërtetë

 

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, tha se ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë ka shtuar personelin e policisë për shkak të rritjes së krimit.

Këtë gjë e ma mohuar gazetari Aleksandër Çipa i cili ka thënë se në çdo shtet ku ka ambasada, Britania ka shtuar masat e sigurisë.

Çipa: Unë nuk jam dakord me zotin Bumçi kur thotë se Ambasada e Britanisë paska shtuar personelin e policisë. Nuk është e vërtetë. Ja po ta them unë, kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut edhe me Kosovës, pasi nga momenti i BREXIT, është ndryshuar struktura e forinofiksit, dhe është normale  qëndrim i BE me Ballkanin është me eksplicid. Nuk ka arsye pse t’i japim një hiperbolizim. Mos e hiperbolizo krimin, sepse nesër do të jesh ministër, dhe atë që e hiperbolizon në kohën e kundërshtari do të shndërrohet në përgjegjësi dhe penalitet në kohën kur të vini ju./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Kush mund ta pranojë ofertën për të qenë pjesë e Komiteteve të Shpëtimit të PD?

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.