
Britania kundër idesë së Thaçit, ambasadori: Nuk e kuptoj ndryshimin mes shkëmbimit dhe korrigjimit të kufijve
E Martë 14 Gusht 2018, 20:08
Dritare.net

Ai është shprehur kundër idesë së Presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh, duke shtuar se " nuk e kuptoi ku është dallimi mes korrigjimit, apo shkëmbimit të territorit." dhe duke thënë se ndarja e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është e rrezikshme, pasi sipas tij, kjo do të sillte precedentë të tjerë në Ballkan.
Ambasadori shtoi se, shqiptarët duhet të pranojnë faktin që Lugina tashmë nuk është pjesë e tyre, dhe se trajtimi i shqiptarëve të Preshevës nga qeveria e Serbisë duhet të jetë i barabartë me qytetarët e tjerë që janë atje./ I.M- Dritare.net

















