Bregu: Keqardhje për ata që më shpallën armik

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar ditën e sotme pasi kreu i PD Lulzim Basha ka thirrur në orën 18:30 mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Bregu me anë të një statusi në facebook, falenderon të gjithë ata që e mbështetën për alarmin e dhënë, që PD nuk kishte mbledhur grupin parlamentar prej kohësh.

Gjithashtu Bregu ndjen keqardhje për të gjithë ata që sipas saj nuk lanë llaf pa thënë, dhe e shpallën atë armik.

“Faleminderit te gjithe atyre qe me mbeshteten pas alarmit tim ne keto ore te veshtira

Faleminderit per miqte e PD dhe Familjes se Djathte Europiane…..

Mirekuptim per ata qe thane ke te drejte por fole vone.

LEXO DHE :  Tërmeti me magnitudë 4.9, flet sizmologu Llambro Duni

Keqardhje per kedo qe nuk la llaf pathene nga fyerjet personale deri tek shpallja armik meqe guxoj e them lirshem ate qe mendoj se duhet te ndodhe ne PD.

Rendesi ka qe sot mblidhet pas nje kohe qe s’mbahet mend,grupi yne parlamentar.

Uroj qe arsyeja dhe interesi I Shqiperise dhe demokrateve te vertete te dale mbi inercine e nje rruge qe mund te kthehet ne nje te tatepjete pa kthim per Partine time, per Partine me te mire te historise se Shqiperise!” shkruan Bregu në facebook./ dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.