Bradley Cooper i shoqëruar nga dy zonja, në mbrëmjen e çmimeve Oscar
E Hënë 25 Shkurt 2019, 13:01
Dritare.net
Në mbrëmjen e çmimeve Oscar, Bradley Cooper kishte krah tij, dy zonjat më të rëndësishme për të. Njëra ishte e dashura e tij Irina Shayk dhe tjetra nëna e tij Gloria Campano.
Aktori i dominuar për Oscar, shkëlqeu në tapetin e kuq përkrah dy zonjave të cilat ishin veshur të dyja me të zeza. Filmi i tij “A star is Born” ishte i nominuar për 7 çmime.
Bradley na mahniti dhe në një rast tjetër gjatë mbrëmjes, dhe ku tjetër përveçse në performancën me Lady Gagën të këngës “Shallow”.
Shikoni në galerinë më poshtë disa nga momentet më të bukura të Bradley Cooper./E.B-dritare.net
Vëmendje: Nëse nuk iu shfaqet galeria, klikoni këtu