Na ndiqni edhe në

Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes për sulmin në Iran: Kur Presidenti Trump flet, bota duhet të dëgjojë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes për sulmin në Iran: Kur Presidenti

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të enjten në Pentagon se sulmet ajrore të kryera gjatë natës ndaj Iranit dëmtuan rëndë tri objektet kryesore bërthamore të vendit.

“Sulmet ishin të dizajnuara për të degraduar dhe shkatërruar kapacitetet bërthamore të Iranit,” tha Hegseth. “Operacioni shkatërroi programin bërthamor iranian, por nuk preku trupat apo civilët.”

Ai theksoi se qëllimi i operacionit nuk ishte ndryshimi i regjimit në Teheran:
“Kjo mision nuk ka qenë dhe nuk është për ndërrimin e regjimit.”

Sipas tij, operacioni u autorizua nga Presidenti Donald Trump për të “neutralizuar kërcënimet ndaj interesave kombëtare dhe për mbrojtjen kolektive të trupave tona dhe aleatit tonë, Izraelit.”

Hegseth e quajti ndërhyrjen “të guximshme dhe brilante,” duke shtuar:
“Shumë presidentë kanë ëndërruar t’i japin fund programit bërthamor të Iranit, por vetëm Trump ia doli. Kur Presidenti Trump flet, bota duhet të dëgjojë.”

Ai konfirmoi se në sulm u përdorën bombarduesit B-2, të aftë të godasin objektiva të thella nëntokësore si ai në Fordo.
“Bombarduesit B-2 hynë dhe dolën nga Irani pa u diktuar. Kjo ishte misioni më i gjatë që nga viti 2001 dhe hera e parë që u përdor bomba MOP – Massive Ordnance Penetrator,” tha ai.

“SHBA nuk kërkon luftë, por do të veprojë shpejt dhe fuqishëm kur interesat tona dhe aleatët tanë kërcënohen. Irani duhet të dëgjojë presidentin dhe të kuptojë se ai i thotë fjalët me vendosmëri.”/K.C/dritare.net