
Një ishull gjigant do të ndërtohet për të mbrojtur Kopenhagën
Dritare.net
Ndërtimi i një ishulli artificial për të strehuar 35,000 njerëz dhe për të mbrojtur portin e Kopenhagës nga ngritja e niveleve të detit është miratuar sot nga deputetët danezë.
Ishulli gjigand, i quajtur Lynetteholm do të lidhet me kontinentin përmes një unaze, tunelesh dhe një linje metroje.
Ishulli do të jetë 1 milje katror (2.6 km katror) dhe ndërtimi do të fillojë në fund të këtij viti. Por ambientalistët janë të shqetësuar mbi ndikimin që do të ketë ndërtimi i këtij ishulli.
Në projektin për Lynetteholm përfshihet një sistem digash rreth perimetrit të tij, me synimin për të mbrojtur portin nga ngritja e niveleve të detit dhe stuhive. Nëse ndërtimi vazhdon siç është planifikuar, shumica e themeleve për ishullin jashtë kryeqytetit të Danimarkës duhet të jenë gati deri në vitin 2035, me një qëllim për të përfunduar plotësisht projektin deri në vitin 2070./K.C/dritare.net

















