Ngjarja e pazakontë e vipave kur nuk njohin njëri-tjetrin!
Dritare.net

Është shumë qesharake kur njerëzit e famshëm, të konsideruar të super të njohur nga ne, për njëri-tjetrin ndoshta nuk janë të tillë. Nuk po flasim për rastet kur ata qëllimisht shprehen se nuk e njohin një emër që po përmendet, por ato situata kur nuk e kanë idenë se kë kanë përballë. Ndodhia më e fundit sipas E!News është ajo midis këngëtares së famshme Billie Eilish dhe partnerit të Katy Perry-t, aktorit Orlando Bloom, i cili nuk mund të kategorizohet si një fytyrë e panjohur, por për Billie-in mesa duket ishte e tillë.

Në momentin që ajo ka takuar çiftin e famshëm nuk e ka njohur Orlandon, por pasi e ka kuptuar se ai është djali nga Piratët e Karaibeve ka thënë: “Ai është ai?! Ma sillni përsëri këtu, duhet ta takoj. Ai më puthi në faqje”.


Çifti ka qeshur me këtë ndodhi duke e kaluar me mjaft sportivitet. Billie është një ndër artistet me në zë të këtyre viteve falë suksesit të arritur në një moshë relativisht mjaft të re, talentit dhe stilit tepër karakterizues. Ta mendosh që sa e sa vajza do të kishin bërtitur në po të kishin takuar aktorin 44 vjeçar, në krahasim me Billie-in e cila vazhdon të jetë ajo vajza që shumë e mbajnë mend që në fillimet e saj./N.F-dritare.net