
Mbi 700 studentë infektohen me Covid-19, dorëhiqet presidentja e universitetit!
E Premte 16 Tetor 2020, 22:10
Dritare.net
Presidentja e Universitetit Shtetëror të New York-ut në Oneonta ka dhënë dorëheqjen, ndërsa shkolla po përballet me qindra raste me Covid-19. Një zëdhënës i universitetit i tha CNN se Barbara Jean Morris dha dorëheqjen.
SUNY Oneonta ka raportuar se 712 studentë janë infektuar me Covid-19, që kur u hapën shkollat më 17 gusht.
Ka pasur 1,167 raste pozitive të raportuara nga 61 kampe të ndryshme. Kjo ka bërë që SUNY Oneonta të marrë vendimin për ta bërë mësimin online./K.C/dritare.net

















